TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometër në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i komunës së Dragashit, njofton zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ai thotë se me rastin janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ne jemi në kontakt me autoritetet e këtij shteti, njoftoi më tej ai.
Sipas disa informacioneve, disa të rinj nga zona e Opojës kishin shkuar për t’u larë në këtë liqe.
Dy nga këta të rinj ishin futur në ujë, ndërkaq njëri prej tyre fatkeqësisht nuk ka dalë më nga aty.