AKTUALITET, 5 Janar 2021, 19:20

E rëndë në Elbasan, vetëvritet me armë gjahu 59-vjeçari, çfarë dyshon policia

E rëndë në Elbasan, vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Recan të Elbasanit.

Policia njofton se një 59-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Recan, Elbasan, shtetasi M.A., 59 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetēvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Grupi hetimor po punon pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.