TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shtetin amerikan të Xhorxhias nisi votimi në balotazhin për senatorë, që do të vendosë nëse demokratët e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, do ta kontrollojnë Senatin ose jo.
Partisë së Bidenit i duhet t’i fitojë të dyja ulëset për të marrë kontrollin e plotë të Kongresit dhe, me të, fuqinë për të shtyrë përpara agjendën e tij.
Partia Republikane e presidentit në largim, Donald Trump, ka nevojë vetëm edhe për një ulëse, për të ruajtur kontrollin në Senat.
Biden ka thënë se banorët e Xhorxhias mund ta modelojnë SHBA-në për vitet që do të vijnë.
Trump, në anën tjetër, u ka thënë votuesve të tij se është “shansi i fundit për ta shpëtuar Amerikën” që duan.
Republikanët Kelly Loeffler dhe David Perdue aktualisht mbajnë dy vendet e Xhorxhias në Senat.
Loeffler konkurron kundër demokratit Reverend Raphael Warnock, ndërsa Perdue kundër Jon Ossoffit.
Asnjëri prej kandidatëve nuk ka siguruar 50-përqindëshin e nevojshëm të votave në zgjedhjet e nëntorit, gjë që ka çuar në balotazhin e sotëm.
Republikanët aktualisht kanë 52 nga 100 vendet e Senatit.
Nëse demokratët fitojnë të martën, Senati do të ndahet në mënyrë të barabartë. Në atë rast, votë përcaktuese në Senat do të jetë ajo e nënpresidentes së ardhshme demokrate, Kamala Harris./REL/