BOTA, 17 July 2026, 19:09

E rëndë në Danimarkë, një i vdekur dhe një oficer policie i plagosur pas të shtënave me armë  

E rëndë në Danimarkë, një i vdekur dhe një oficer

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Norresundby, në Danimarkën veriore.

 Në të njëjtën kohë, autori i krimit u plagos rëndë nga të shtënat e policisë dhe u dërgua në spital.

E gjitha filloi kur oficerët e policisë shkuan sot në një zonë industriale pas raportimeve për një zjarr në ndërtesë. Me të mbërritur, ata u qëlluan me armë zjarri, sipas një deklarate të policisë.

Policia iu kundërpërgjigj zjarrit, duke plagosur personin e armatosur. “Burri u dërgua në spital dhe është plagosur rëndë”, thanë autoritetet.

“Një civil dhe një oficer policie që ishin në vendngjarje u goditën nga plumbat. Civili ka vdekur. Oficeri i policisë i plagosur është në gjendje të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e policisë.