AKTUALITET, 6 Gusht 2018, 10:16

E përplas makina, fëmija 5 vjeç dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

E përplas makina, fëmija 5 vjeç dërgohet me urgjencë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Një utomjet tip “Ford” me drejtues shtetasin me inicialet L.B, 58 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur një fëmijë 5 vjec.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorre. Fatmirësisht fëmija 5-vjeçar ka shpëtuar, dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sakaq, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.