LIFESTYLE, 11 Qershor 2018, 13:03

Foto/ Habit Vali Corleone me deklaratën e tij: Ja si binda Trumpin t’i jepte Izraelit Jerusalemin

Lajmi se Vali Corleone ishte shtruar në një spital për të sëmurët psikikë pasi sulmoi prindërit me thikë, pushtoi mediat rozë për pak kohë.

Ai është rikthyer bujshëm si kryefjalë e rrjetit me një tjetër deklaratë të çuditshme që ka bërë.

Dje ai ishte i ftuar në emisionin “Elite Show” ku u shpreh se nuk kishte qenë shumë prezent në media pasi po merrej me çështje të rëndësishme globale.

Ai është shprehur se tashmë është person me rëndësi të madhe dhe ndikim tek presidenti i SHB, Donald Trump.

Vali ka deklaruar:

Për dikë mund të jetë edhe ëndërr apo diçka tjetër por unë jam njeri më me ndikim në botë. Shembull unë kam vendosur që Jerusalemi t’i takojë Izraelit dhe presidenti Trump e ka dëgjuar mendimin tim”.