AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 22:31

Meçe: Bingon tek Teatri Kombëtar e prishi Rama. Liçaj: Uaaa... çfarë mashtruesi

Meçe: Bingon tek Teatri Kombëtar e prishi Rama. Liçaj:

Në studion e emisionit 360 gradë pati debat të fortë mes inxhinierit Arben Meçe dhe aktorit Neritan Liçaj. Meçe tha se deri në 2013 tek teatri kishte bingo dhe atë e prishi Rama. Kjo u kundërshtua fort nga aktori Liçaj, i cili tha se është prishur që në vitin 2001.

Ndiqni debatin e plotë

Arben Meçe: Nga 2007-2013 në Teatër e di çfarë ka qenë? Ka qenë Ylli Bingo dhe këta njerëz nuk kanë mbajtur një qëndrim.

Neritan Liçaj: Ça thua mo...

Arben Meçe: Ylli Bino dhe është mbyllur në vitin 2013 dhe këta protestuan pse u mbyll.

Neritan Liçaj: Uee ça mashtruesi, ua ça mashtruesi, ej po se je dhe burrë me thinjë nuk të vjen turp mo. Ore ashiqare fare, ore mos gënje se je burrë me thinjë

Arben Meçe: Me prova ja nxjerr këtij. Do të jap me fotografi

Neritan Liçaj: Mos gënje mo ej, se është turp mo...është prish në 2000-2001

Arben Meçe: I vetmi person që e ka prish quhet Edi Rama

Neritan Liçaj: Mos gënje. E ka prish Kiço Londo

Arben Meçe: Kush e vuri Kiço London

Neritan Liçaj: Nano

Arben Meçe: Po ku ka qenë Nano

Neritan Liçaj: Po çmë duhet mua mo, mos gënje kështu mo.

Arben Meçe: Është prishur në 2013

Neritan Liçaj: Mos gënje mo i pacipë.