AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 17:50

Babai vrēt dy fëmijët, trupat u gjetën nga nëna

Babai vrēt dy fëmijët, trupat u gjetën nga nëna

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur të gjithë zonën e Leccos në Itali. Një baba, i cilësuar si “i çmendur” vrāu fëmijët e tij binjakë, Elena dhe Diego, 12 vjeç.

Ata mendohet të jenë vrārë në një moment kríze nga i ati, i identifikuar si Mario Bressi. Rreth orës tre të mëngjesit, fqinjët dëgjuan zhurmë të çuditshme, derisa mësuan për ngjarjen e tmerrshme.

Trupat e dy fëmijëve u gjetën nga nëna e tyre 45-vjeçare në apartament.

Ajo nxitoi të shkonte në vendngjarje e shoqëruar me motrën e saj, pasi kishte marrë një mesazh nga ish-bashkëshorti që i thoshte se ai nuk do t'i shihte më kurrë fëmijët.

Dyshohet se autori i ngjarjes makābre, Mario Bressi kishte sëmundje mendore. Një prej motiveve që rëndoi gjendjen e tij psíkologjike mendohet të jetë ndarja me nënën e fëmijëve.

Të dy ishin në proces divorci dhe nuk dihet nëse zgjodhi të përdorte fëmijët për tu hakmarrë ndaj saj.

Pak pasi kreu vrāsjen e dyfishtë, i dha fund edhe jetës së tij duke u hedhur nga një urë jo larg vendit të krímit.