AKTUALITET, 21 Janar 2021, 13:39

"Vetëvendosje" do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri (detajet)

"Vetëvendosje" do të garojë në zgjedhjet e 25


Dega e "Lëvizjes Vetëvendosje" në Shqipëri, do të kthehet në një parti politike dhe do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për shtyp, nga përfaqësues të kësaj lëvizje.

Vetëvendosje ka prezantuar dy kandidatët e parë për deputetë, konkretisht Boiken Abazin në qarkun e Tiranës dhe Iliaz Shehun në qarkun e Lezhës.

Boiken Abazi është drejtues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai ka qenë mjaft aktiv në protesta kundër pushtetit  dhe një zë i rëndësishëm publik, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Shqipërisë, sa i përket çështjes së delimitimit të hapësirave detare me Greqinë.

Më poshtë mund të ndiqni konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku jepen detaje rreth dy kandidatëve të parë për zgjedhjet e 25 prillit.

VIDEO:

/TPZ.al/