TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti shpjegon përfitimet që vijnë nga vaksinat anti-Covid të prodhuara nga kompania “Pfizer” në krahasim me ato të prodhuara nga kompanitë e tjera.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se arsyeja e parë dhe më thelbësore se pse ai do të zgjidhte vaksinën Pfizer (teknologji e shekullit 21) dhe jo vaksinat e tjera për t’u mbrojtur nga covid – 19, është fakti se ajo është vaksinë neutralizuese e jo bllokuese e virusit si një pjesë e vaksinave të tjera !
Postimi i plotë:
Përse unë do të zgjidhja vaksinën Pfizer (teknologji e shekullit 21)dhe jo vaksinat e tjera për tu mbrojtur nga covid – 19?
Arsyeja e parë dhe më thelbësore.
Është vaksinë neutralizuese e jo bllokuese e virusit si një pjesë e vaksinave të tjera !
Sepse e godet virusin me goditje snajperi dhe e “paralizon” atë.
Sepse po të përdor një fjalor boksi e hedh virusin knock – out dhe jo knock – doën siç bëjnë vaksinat konvencionale.. duke i lënë shteg atij ngandonjëherë të ngrihet sërish më këmbë.
Ka disavantazh që kërkon dy doza dhe kushte speciale ruajtje…por është armë strategjike e zgjidhjes finale.