AKTUALITET, 21 Janar 2021, 11:13

“Nuk jam kryeministër”, Abazoviç: Regjimi i Gjukanoviçit nuk mund të shpërbëhet shpejt

“Nuk jam kryeministër”, Abazoviç: Regjimi i

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka theksuar se ligji i miratuar mbi Lirinë e Fesë, do të thotë siguri për pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Mediat vendase bëjnë me dije se nuk pa ndonjë ngjashmëri midis kësaj dhe qeverisë së DPS-së.

“Ky ligj nuk duhet të trajtojë çështjet e pronës, ishte një gabim i ligjit të mëparshëm”, ka thënë Abazoviç, duke theksuar se presidenti malazez, Milo Gjukanoviç tani duhet ta nënshkruajë atë, sepse u votua për herë të dytë.

Ndër të tjera Abazoviç ka deklaruar se ai nuk është kryeministër i Malit të Zi, “Unë nuk jam Kryeministri, Kryeministër është Zdravko Krivokapiç”.

Siç tha ai, në Malin e Zi, duhet të harrohet arroganca, kumbaria, lidhjet dhe thirrjet e prokurorit.