TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur për dy muaj rresht një 15-vjeçare.
Sipas policisë, në pranga ka rënë V.M. Po ashtu, policia arrestoi edhe një tjetër shtetas, pasi ngiste automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin V. M., 46 vjeç, banues në Pojan, Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, për 2 muaj, ka përndjekur një shtetase 15-vjeçare.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 52 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke drejtuar automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.