AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 08:50

Dyshohet se e kanë rrëmbyer, kundërshtarja e Lukashenkos ka kaluar kufirin për në Ukrainë

Dyshohet se e kanë rrëmbyer, kundërshtarja e Lukashenkos ka


Tre politikanë të opozitës në Bjellorusi, duke përfshirë edhe lideren Maria Kolesnikova që u zhduk të hënën, kanë kaluar kufirin për në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i kufirit bjellorus. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Kujtojmë se burra të maskuar raportohet të kenë rrëmbyer Kolesnikova-n në qendër të Minskut të hënën.

Më pas ata e kanë futur atë në një furgon, ndërsa dy aleatë të saj u zhdukën më pas, njoftoi opozita.