AKTUALITET, 7 Shtator 2020, 21:02

Situatë e rëndë me Covid në Gramsh, infektohet edhe drejtori i zyrës së punës me bashkëshorten

Situatë e rëndë me Covid në Gramsh, infektohet edhe drejtori

Katër raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Një nga persona e infektuar është edhe drejtori i zyrës së punës, Vesel Braho.

Për shkak të kësaj situate, zyra e punës në Gramsh është mbyllur me qëllim pengimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Po kështu pozitive me Covid ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është mësuese.

Ndërkaq, në Gramsh kanë rezultuar të infektuar edhe një tjetër mësuese si dhe një polic.