AKTUALITET, 22 Maj 2021, 12:41

Dyshohet se dhunoi mjekun, arrestohet 32-vjeçari në Fier

Dyshohet se dhunoi mjekun, arrestohet 32-vjeçari në Fier

Një 32-vjeçar është arrestuar në Fier pasi dyshohet se goditi mjekun në krye të detyrës.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në pavijonin e patologjisë në spitalin rajonal të Fierit.

A. K., dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj mjekut E.H, 38 vjeç teksa tashmë materialet i kanë kaluar Prokurorisë që do e hetojë për “goditje për shkak të detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditi mjekun për shkak të detyrës, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.