TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje me dhunë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës.
Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H,”-shpjegon policia.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Shëtitësit", si rezultat i të cilit u godit një grup që kryente vjedhje me dhunë në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera të vendit.
Kanë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë (organizatori i grupit) dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S. H. (alias E. L.), 31 vjeç; A. T., 33 vjeç; A. Rr., 27 vjeç dhe A. S., 35 vjeç. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H..
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende të grabitura nga vendngjarjet.
Procedimi penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka nisur pasi, më datë 7 shkurt 2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.