AKTUALITET, 22 Maj 2021, 11:13

Pamje nga servisi ku vra Delon Troqe, gjurmë plumbash në mure dhe pellg gjaku në rrugë

Pamje nga servisi ku vra Delon Troqe, gjurmë plumbash në mure dhe

Një atentat mafioz ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua me breshëri plumbash shtetasi 38-vjeçar Delon Troqe.

38-vjeçari u godit në ambientet e një servisi makinash në pronësi të tij në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Siç shihet dhe nga pamjet e bëra ditën e sotme në muret e jashtme të servisit shihen gjurmët e plumbave që janë shtënë mbi 38-vjeçarin.

Atentatorët kanë qëlluar mbi 20 herë drejt objektivit të tyre duke e plagosur rëndë fillimisht, për të ndërruar jetë më pas në spitalin e Vlorës, si pasojë e një plumbi të marrë në kokë.

38-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë , ku është shoqëruar në polici vetëm dy muaj më parë për një zënkë në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se Troqe kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja. Krahas biznesit të servisit të makinave Troqe operonte dhe në fushën e turizmit, ku ofronte mjete lundruese me qera për turistët.

Pak minuta pas ekzekutimit mafioz policia ka gjetur një makinë e djegur në zonë Sherishtës, e cila dyshohet se është e atentatorëve të cilët bënë ekzekutimin e Delon Troqes.

Zjarrëfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur sharjen e flakëve. Në automjet u gjetën dy armë tip kallashnikov të cilave pritet tu bëhet ekspertiza.

Troqe rezulton se është i afërm i Elvis Troqes, një emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2017.