TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka filluar me kontrollet për një pacient me dyshime se ka simptome të koronavirusit.
Nga kjo ministri deklarojnë se i njëjti pacient nuk ka pasur ndonjë shenjë kur ka kaluar në kamerat termike në aeroportin e Shkupit, por i njëjti rreth orës 22:00 është paraqitur në Klinikën për infektologji në Shkup për ekzaminime të mëtejshme. Personi në fjalë ka ardhur nga Italia.
“Pas mbërritjes në klinikën për infektologji në Shkup, pacienti është izoluar dhe po bëhen hulumtime të simptomeve. Brenda këtyre orëve do të dilet edhe me rezultate” thuhet në njoftimin e MSH-së.
Përndryshe, nga MSH-ja thonë se nuk ka vend për panik dhe se shteti i ka marrë gjitha masat për koronavirusin.