AKTUALITET, 25 Shkurt 2020, 09:51

“Fati i lojërave”, Gjykata jep 55 masa arrest me burg, lihet në qeli edhe bosi i basteve në Tiranë

“Fati i lojërave”, Gjykata jep 55 masa arrest me burg, lihet


Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 55 nga 87 të arrestuarit, që dolën dje para togave të zeza, të cilët u arrestuan nga operacioni “Fati i Lojërave”.

Ata akuzohen se ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit dhe basteve online nëpër lokale të ndryshme që menaxhoheshin prej tyre. Mes personave, të cilëve u është dhënë masa “arrest me burg” është Gramoz Murataj i njohur si bosi i basteve dhe Elvis Mulaj, vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.

Ndërsa për 27 të arrestuarit e tjerë është dhënë masa “arrest shtëpie”, kurse për 5 prej të ndaluarve është dhënë masa “detyrim paraqitje”. Seanca maratonë nisi dje në orën 09:00 të mëngjesit dhe përfundoi pas 14 orësh në 23:00 të mbrëmjes.

Emrat e 55 të arrestuarve që dolën para gjykatës:

Gramoz Murat Murataj

Fjorald Arben Bega

Etmir Dhimitër Dimashi

Klaudio Fatmir Xhufi

Ervin Theodhori Hakani

Barjon Fatmir Xhani

Dritan Albert Forssen

Ervis Kalem Kalemaj

Sotjon Petraq Buneci

Elvis Abdullah Mulaj

Renato Petrit Sejtllari

Avni Gëzim Nasufi

Nuri Ymer Elqeni

Fatjon Ramiz Qerimi

Genci Hamit Lena

Leonard Agim Koçi

Ervin Dijon Frashëri

Taulant Xhevair Avdia

Flamur Shefki Masha

Pëllumb Shefki Masha

Shkëlqim Kapllan Aruci

Edgar Moisi Binjaku

Julian Muharrem Lami

Ersol Ali Behari

Përparim Hajredin Elezi

Orjan Petri Bodlli

Zbukurim Ahmat Zeqiraj

Ledion Nevruz Aliu

Denis Arjan Pura

Erjon Tom Pjetri

Paolo Lulëzim Beqiraj

Mentor Hamdi Ahmetaj

Ardit Sabri Alldervishi

Bashkim Besim Doku

Bernard Qani Bizhga

Bledi Lutfi Carcia

Rovena Sulejman Dedej

Auklent Emin Ceka

Sadik Hysen Bica

Edmond Sotir Zgura

Ilir Syri Zirkaj

Pjerin Marke Peshqefa

Renald Rifat Nurccellari

Artur Sokol Shiqerukaj

Gazmend Skënder Kullojka

Renato Hysni Klaiqi

Arjana Rexhep Bajraktari

Ronald Zenel Murataj

Enea Sofokli Dilo

Olgert Ferdinand Jakupi

Leonard Kasem Cakmashi

Ylli Shyqeri Vogli

Ilir Ismet Tafaj

Arjan Xhelal Balliu

Albert Metodi Sara

Dy ditë më parë Gjykata dha masën e sigurisë për 30 të arrestuarit e tjerë, ku togat e zeza lanë të lirë, nën masën ‘detyrim paraqitje’ 9 persona, 16 janë u lanë në qeli dhe 5 të tjerë në ‘arrest shtëpie’. Një ditë më parë Dosja.al publikoi edhe pamjet e arrestimit të Gramoz Muratajt. Gjatë ndalimit bossi i ‘Eccobet’ debatoi me efektivët e RENEA-s.

Operacioni ‘Fati i lojërave’ u zhvillua më 20 shkurt dhe 21 shkurt, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League disa ditë më parë. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora ishin pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet ushtruan kontrolle.

Në prangat e policisë ranë 115 persona, mes tyre, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.