AKTUALITET, 1 Dhjetor 2019, 22:37

Berisha: Arrestimi politik i Xhulias, në izolim total, terror psikologjik dhe ndalim të takimeve me familjarët

Berisha: Arrestimi politik i Xhulias, në izolim total, terror psikologjik

Teksa nesër pritet masa e sigurisë për Xhulia Aliajn, e reja që u arrestua vetëm për një postim të rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha përsërit apelin e tij për lirimin e saj të menjëhershëm.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha denoncon edhe izolimin total të vajzës dhe ndalimin e takimit me familjarët.

“Miq, me urdhër të Edvin Mafisë vendoset në izolim total, terror psikologjik, i ndalohen takimet me familjarët si dhe tejkalohen të gjitha afatet ligjore për paraqitjen e Xhulia Aliaj në gjykatë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Liri per Xhulian!

Xhulia Aliajt, te burgosures politike me urdher te Edvin Mafise nuk i lejojne takimin me prindrit.

Miq, me urdher te Edvin Mafise vendoset ne izolim total, terror psikologjik i ndalohen takimet me familjaret si dhe tejkalohen te gjitha afatet ligjore per paraqitjen e Xhulia Aliaj ne gjykate.

Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e saj politik, vendosjen e saj ne nje akt hakmarrje shtazore ne kushtet te izolimit me te plote sikur te ishte nje terroriste per fajin e vetem se ajo si miliona shqiptare ka drejtuar me guxim gishtin mbi Edvin Mafine dhe mafien e tij shteterore, rolin e tyre ne dramen qe po kalon Shqiperia.

Kerkoj lirimin e menjehershem te te burgosures politike Xhulia Aliaj dhe ju bej thirrje organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe vendeve te lira te denojne me forcen me te madhe arrestimin e Xhulias nga Edvin Mafia per nje status ne te cilin e akuzon ate si e keqja me e madhe e vendit tone. sb