TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kamza rikthehet tek fitorja, pasi arrin të mundë në shtëpi skuadrën e Kastriotit me rezultatin 2-0. Trajneri Klodian Duro e nis mirë aventurën e tij me Kamzën në Superiore, ndërsa në anën tjetër skuadra e Elvis Plorit regjistron humbjen e tretë radhazi.
Në një stadium të boshatisur, u luajt një ndeshje pa shumë ritëm dhe me rastet që ishin me pikatore. Në fraksionin e parë mund të veçohen vetëm golat dhe asgjë më shumë. Fillimisht ishte Roloviç, i cili nga fare pranë portës nuk e kishte të vështirë që të shënonte pas pasimit të Mehmetit. Kamzlinjtë arritën që të dyfishonin pa u mbyllur pjesa e parë, pasi Fukui gjeti dhe golin e tij të parë këtë sezon dhe të dytin për skuadrën e tij. Pas një pasimi të Plakut, japonezi mundi që të kalonte dhe portierin Kuka e më pas me portën e boshatisur të shënonte dhe golin e dytë.
Në fraksionin e dytë, skuadrat ngacmuan më shumë në portat kundërshtare, por pa mundur që të shënojnë. Kastrioti tentoi që të reagonte në fillimin e pjesës së dytë, por nuk pati forcën për të rihapur ndeshjen. Kamza rikthehet tek fitorja dhe shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa në krahun tjetër krutanët mbeten me 3 pikë.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E shtunë, më 15 shtator, ora 15:45
Stadiumi i Kamzës, Kamzë
KAMZA 2-0 KASTRIOTI
Shënues: Roloviç 13′, Fukui 43′