TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk do të jetë thjesht dhe vetëm program sportiv ai që do të shoqërojë për një muaj të gjithë sportdashësit në Top Channel.
Sapo u publikua spoti i “Top Arena”, risia e parë që u ra në sy të gjithëve ishte biondja që do të qëndrojë në krah të Manushit gjatë gjithë muajit të Kampionatit Botëror.
Të ftuar dje në Top Magazine ishin Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari ku zbuluan më shumë për programin që do të nisë sot në mbrëmje në Top Channel: “Duke filluar që nesër, e gjithë bota mban frymën…” – tha Fjoralba duke nisur të zbulojë disa nga surprizat e këtij programi. Sporti është thjesht pretekst, specifikoi ajo, sepse në këtë format do të ketë shumë elementë të tjerë që do ta mbajnë publikun të mbërthyer pas ekranit.
Duke konfirmuar, Manushi tha se Fjoralba, me profesionalizmin e saj, do ta pasurojë programin me elementë të tjerë: “Prezenca e Fjoralbës dhe fakti që ajo vjen nga The Voice, ajo është këngëtare, është profesioniste, do e pasurojë këtë gjënë tonë sportive me elementë interesantë që do i sjellë pak ajo dhe pak stafi ynë i gjerë”, – tha Manushi duke iu referuar edhe gazetarit Ervin Kurti, i cili do të sjellë në panel personazhe të njohur nga bota e showbiz-it.