TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ndarë prej më shumë se një viti nga Loredana, Mozzik mesa duket ia ka vënë syrin një tjetër bukurosheje, e kësaj here nga Shqipëria e jo nga Kosova.
Së fundmi pas intervistës që Mozzik dha në emisionin “NIN” ku edhetha publikisht se nuk do kthehet më kurrë me Loredanën, mediat kosovarë shkruajnë se reperi mund të ketë një raport me moderatoren shqiptare.
Bëhet fjalë për Kiara Titon, pasi ky dyshim është ngritur teksa ditët e fundit Mozzik ka pëlyqyer disa foto të moderatores shqiptare.
Këto detaje tregojnë shumë për raportin mes dy personazheve të njohur, por asgjë s’është e sigurt as e konfirmuar nëse Kiara dhe Mozzik të jenë në një lidhje.
“Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo.” -deklaroi Mozzik në emisionin NIN para pak ditësh.
Kujtojmë këtu se Kiara Tito ka thënë në çdo intervist të saj se është single, pavarësisht se është përfolur gjatë për një lidhje me këngëtarin, Butrint Imerin.