TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka akuzuar sërish kryeministrin Rama për gënjeshtra përsa i përket deklaratave të tij për 613 kg drogë të kapura në Durrës.
Vasili shkruan se halli i madh që e detyron Ramën do të zbulohet shumë shpejt.
Postimi i plotë:
Kryeministri per 613 kg e cocaines eshte vetem nje genjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….
Te gjithe shqiptaret e degjuan se cfare tha kryeministri per 613 kg kokaine lidhur me mbeshtetjen e nderkombetareve lidhur me kapjen e saj.
Qe kryeministri eshte genjeshtar i paepur dhe qe genjeshtren e ka menyre jetese po jua le juve ta gjykoni.Por eshte halli i madh,qe do merret vesh shpejt qe e detyron te genjeje.
Ja çfare i thote tani kryeministrit medias gjermane “DIE WELT”:
“Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane”
Ja cfare deklaronte kryeministri disa jave me pare kur u kap droga:
“fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot”.
Ja,ne duart e ç’genjeshtari eshte Shqiperia.