TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej javësh Edi Rama dhe qeveria për çdo fjali që hedhin në Facebook, dhe çdo masë izoluese që marrin e fshehin pas vendimmarrjes së një komiteti fantazmë ekspertësh.
Por askush nuk e di se kush e drejton atë komitet përpos kryeministrit politik.
Fati i keq të përballet më këtë mashtrim i qëlloi doktor Pëllumb Piperos në emisionin e Çim Pekës ku ai dridhej e përdridhej dhe nuk dinte të thoshte se kush qe drejtuesi i këtij komiteti (video poshtë ku gazetari e pyet pafundësish doktorin që nuk ka përgjigje).
Më në fund mjeku që shfaqet përditë në ekran nga frika se mos bënte ndonjë gabim politik iu përgjërua intervistuesit:
“Do t’ju lutesha të mos m’i bëni mua këto pyetje, pasi nuk mund të them më shumë. Bashkë mund të diskutojmë për aspektin teknik, një emër ka, por s’mund t’ua them unë”.