TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shtyrë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "339" të shitblerjes së votave në bashkinë e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Ditën e sotme pritej që Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të komunikonte akuzat për 15 personat e dyshuar, por ngjarja ka ndryshuar rrjedhë.
SPAK-u nuk ka arritur të komunikojë akuzat për 15 personat e dyshuar si pjesë e bandës kriminale të Shijakut.
Abc News ka mësuar se shkak është bërë mungesa e prokurorit Vladimir Mara.
Personat nën hetim mes tyre dhe Astrit Avdyli kanë kërkuar praninë e dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prenci.
Burimet thanë se Astrit Avdyli ka ngritur pretendimin se prokurorët kanë manipuluar provat dhe ndaj ka kërkuar ballafaqim me të dy prokurorët e çështjes.
Në këto kushte prokurori Prençi ka vendosur që ta shtyjë seancën për komunikimin e akuzave për më datë 16 janar, kohë kur pritet të kthehet edhe kolegu i tij që ndodhet jashtë vendit.