TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Dojna Mema sapo krijoi një term të ri shfajësues për vajzat “xheloze”.
Në rubrikën pyetje-përgjigje në Instastory, dikush e pyet Dojnën nëse është apo jo xheloze.
Ajo preferon ta cilësojë veten thjesht një kurioze, mirëpo detajet që tregon e anojnë te grupi i xhelozeve të përjetshme.
“Po pse thua xheloze Më mirë tingëllon “KURIOZE”. Më pëlqen të gërmoj pak tek e kaluara, të di gjithçka mbi ish-at (që kur jam në inat e sipër t’jua përmend).
Do të doja të shihja kë ndjek në Instagram (thjesht sa për ta ditur), a hedh sytë majtas-djathtas kur ble bukë, etj etj. Gjëra si këto, kaq të pafajshme…” u përgjigj Dojna duke i shoqëruar fjalët me emoji sysh e thikash.
