TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po përfshihet në një skandal të paprecedent. Nëndrejtori Arben Seferi, ka firmosur një tender për asgjesimin e dokumenteve sekrete dhe konfidenciale.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili ka një fond limit 4.7 milionë lekë të vjetra, dhe me objekt “shërbim i shkatërrimit konfidencial të dokumentacionit të përdorur në Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”. Pra, asgjesimi i këtyre dokumenteve do të realizohet nga një subjekt privat, duke cënuar në këtë mënyrë të dëhnat konfidencuiale për mijëra subjekte. Drejtoria e Doganave nuk ka përcaktuar në këtë tender mënyrën e asgjësimit, duke lënë hapësirë ndaj subjektit që fiton tenderin t’i asgjesojë si të dojë këto dokumente.
Në dokumentin që ka siguruar Tpz.al thuhet se operatori duhet të zbatojë ligjin dhe duhet të ketë disa pajisje. “Kërkohet shërbim i shkatërrimit konfidencial të dokumentacionit të përdorur në D.P.D për periudhën 1 prill 2018- 31 dhjetor 2018. Paisjen me 20 copë kontenier me çelës, me kapacitet jo më pak se 90 kg si dhe shërbimi i grirjes dhe shkatërrimit sipas standarteve të legjislacionit në fuqi dhe standartin europian, të grirjes së dokumentacionit me makineri me cikël të mbyllur në mënyrë të pa rikthyeshme”-thuhet në dokumente.
Operatori, vijon relacioni, duhet të sigurojë shërbimin duke përfshirë grumbullimin, transportin, shkatërrimin e dokumentave prej letre dhe/ose elektronike në përputhje të plotë me legjislacionit në fuqi “për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe ligjin “për mbrojtjen e mjedisit”.
Në fund të dokumentit, është edhe firma e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arben Seferi./TPZ.AL/E.H/
