AKTUALITET, 20 Dhjetor 2019, 19:21

“Do të vijë dita, Vuçiç erdhi dhe iku si mi”, Vetëvendosja shpërndahet paqësisht pas protestës, simbolika që lënë në shesh

“Do të vijë dita, Vuçiç erdhi dhe iku si

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka shpërndarë aktivistët e saj që po prostonin kundër Minishengenit Ballkanik dhe prezencës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Me megafon në dorë, drejtuesi ekzekutiv i kësaj lëvizjeje në Tiranë, Bojken Abazi u shpreh se kjo protest nuk është e fundit dhe se do të vazhdojnë sërish me lëvizjen e tyre.

“Do të vijë dita! Vetëvendosja nuk e përfundon këtu këtë protestë. Vuçiç erdhi si mi dhe iku si mi, sepse nuk e pamë se kur u fut dhe kur doli nga hoteli. Le të shpërndahemi sot këtu, për t’u rikthyer sërish,”- tha ndër të tjera Abazi.Aktivistët lanë në shenjë simbolike pankartat që mbanin në duar me thirrjet e tyre.

Vetëvendosja zhvilloi pasditen e sotme një protestë përballë hotelit ku po zhvillohej takimi për Samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik, mes kryeministrit Edi Rama, kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ata e konsiderojnë një tradhëti prezencën e Vuçiç në Tiranë, ndërkohë që nga ana tjetër Kosova nuk e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e MiniShengenit Ballkanik, pasi Serbia nuk e njohu masakrën e Reçakut.