TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia në polici e 66 vjeçarit Faik Buci i dyshuar për vrāsjen e vajzës së tij. Ai pretendon se e bija është gjallë dhe është trafikuar.
Megjithatë, thotë se edhe sot po t’i dalë përpara do ta vrīste për shkak se e kishte mohuar si vajzës.
“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës sime. Eglantina është gjallë por është trafikuar”, ka deklaruar ai në polici në dëshminë e publikuar nga “News 24”.
“Edhe sot po të më dalë para e vrās”, shton ai.
23 vjeçarja Eglantina Buci u zhduk pa gjurmë në vitin 2012. Për këtë krīm, policia akuzon për vrāsje shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, përkatësisht babai dhe vëllai i vīktimës.
“Motivi i vrāsjes së bërë nga babai dhe vëllai i saj lidhet me faktin që shtetasja Eglantina Buci është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e familjarëve të saj”, sqaronte policia të premten.
Aktualisht, vëllai i saj, është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim për vrāsje në tentativë.
/Balkan Web