AKTUALITET, 6 Shtator 2020, 09:44

Dasmë në kohë pandemie, arrestohet pronari i lokalit në Durrës

Dasmë në kohë pandemie, arrestohet pronari i lokalit në


Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar, pronar të një lokali pasi në mënyrë të përsëritur ka organizuar ceremoni martesore, në kundërshtim me aktin normativ për rregullat anti-covid.

“Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.