TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditë zie për futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, ish-gjyqtari ndërkombëtar i futbollit shqiptar, Shefqet Caslli.
Mbi 500 ndeshje zyrtare, në plot 25 vite karrierë që nga 1960 deri në 1985. Caslli ngjiti maja në karrierën e tij, duke fituar edhe stemën e FIFA-s.
Vitet e fundit të jetës ai drejtoi edhe shoqatën e “Juventusit” në Shqipëri, por sëmundja i mori jetën në moshën 89- vjeçare duke e ndarë nga familja e tij dhe futbolli shqiptar.
