AKTUALITET, 1 Qershor 2020, 15:10

Ditë intensive takimesh në selinë blu, pas aleatëve ja kush mbërrin në zyrën e Bashës

Ditë me takime intensive do të jetë e sotmja në kampin blu. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur rreth orës 15:00 një takim me trupin diplomatik në Tiranë. Ambasadorja amerikane, ai britanik dhe i BE janë parë të futen në selinë blu.

Më herët, kryedemokrati zhvilloi takim me aleatët, pas dështimit për të arritur konsensus për reformën zgjedhore në tryezën e Këshillit Politik mbrëmjen e 31 majit.

Një orë pas përfundimit të diskutimeve me aleatët, Basha ka pritur në orën 15:00 në selinë e PD-se tre ambasadorët, të SHBA-ve, BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.