TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”! Ka përfunduar keq një “shaka pa kripë” e një 18-vjeçari në Golem të Kavajës.
Ky i ri gjatë ditës së djeshme ka alarmuar me një altoparlant banorët e Golemit duke u bërë thirrje për të dalë jashtë pasi sipas tij po binte tërmet 8 ballë.
Ngjarja e pazakontë dhe frika e paniku i ngjallur tek banorët, ka bërë që policia t’i vërë prangat 18-vjeçarit G.A.
Ndaj tij u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.