AKTUALITET, 20 Shtator 2021, 09:12

Rama rikujton studentët dhe pedagogët: Vaksinohuni që të hyni në auditore

Rama rikujton studentët dhe pedagogët: Vaksinohuni që të

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh sensibilizimi për vaksinimin e studentëve.

Rama ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar teksa shton se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.

Mes të tjerash kryeministri është shprehur se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë