AKTUALITET, 20 Shtator 2020, 17:20

Fushata në Karolinën e Veriut, Trump bën pjesë të fjalimit arritjen e marrëveshjes Kosovë - Serbi

Fushata në Karolinën e Veriut, Trump bën pjesë të

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një tubimi në Karolinën Veriore ka cekur mes arritjeve të tij, dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Trump theksoi gjatë tubimit për fushatën se marrëveshja e 4 shtatorit është për Çmim Nobel, pasi sipas tij, Shtëpia e Bardhë po ndalon vrasjet masive mes dy shteteve.

Po ashtu ai thotë se u tha krerëve të shteteve respektive, që të bëheshin bashkë. Trump përmendi se Kosova dhe Serbia prej qindra vjetësh janë në konflikt me njëra- tjetrën.

“Historia tjetër, unë jam i sigurt se është një Çmim Nobel për paqen. Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë [vite]. Ata do të ndalojnë vrasjen. Unë i thashë” fellas, le të bashkohemi. Ju e dini, ata e kanë bërë atë për qindra vjet sinqerisht me emra të ndryshëm", tha Trump.