TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Polici që dhunoi 15-vjeçarin në maj të vitit të shkuar tek zona e liqenit të Tiranës për shkak se theu masat antiCovid ka përfunduar në gjyq me akuzën e veprimeve arbitrare gjatë kryerjes së detyrës.
Gjyqtari i çështjes nuk ka pranuar ndërkohë kërkesën e avokatit për klasifikim të veprës si “plagosje e lehtë me dashje”.
Ngjarja ka ndodhur vitin e shkuar kur disa policë tentuan të ndalojnë një adoleshent gjatë karantinës në zonën e liqenit, por dy prej tyre e qëlluan të riun duke i shkaktuar plagë në trup.
Në atë kohë, nëna e tij, ish-banorja e Big Brother, Zaida Çobo fillimisht reagoi ndaj policisë, por ditë më vonë gjetën gjuhën e përbashkët me Ardi Veliun.
Nuk kaloi shumë kohë përpara se edhe ajo vetë të punësohej si police.