TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sëfundmi në Tiranë, ku një 39-vjeçar dyshohet se fillimisht dhunoi në rrugë dhe më pas rrëmbeu me makinë ish-bashkëshorten e tij.
Policia bën me dije se ngjarje ndodhi më datë 4 gusht, ku pasi e ka rrahur, ai e ka futur me dhunë ish-gruan duke e rrëmbyer.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me datë 04.08.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetueses dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar”, sqaron policia.
Policia është njoftuar menjëherë pas ngjarjes duke kapur 39-vjeçarin, i cili tashmë duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë.