TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet ngjarja e mbrëmshme në Shkodër, ku mbetën të plagosur me armë dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçi.
Abc News raporton se një zënkë e çastit mes dy vëllezërve Doçi dhe Besmir Perkolaj në një nga lokalet e fshatit Bardhaj mësohet të ketë qenë arsyeja që ka çuar deri në plagosjen e dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi.
Kjo mësohet dhe nga të dhënat e grumbulluara nga grupi hetimor mes të plagosurve dhe autorit të dyshuar, i cili ka pasur konflikt verbal me dy vëllezërit.
Pas zënkës ai është larguar dhe ka shkuar ka marrë armën dhe më pas ka organizuar pritën ndaj dy vëllezërve, të cilët kanë qenë duke u kthyer në shtëpinë e tyre në lagjen Fermentim të Shkodrës.
25 vjeçari Besmir Perkolaj banues në fshatin Bardhaj pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik ndaj mjetit Audi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.
Në vend ngjarje policia ka gjetur 11 gëzhoja.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.