AKTUALITET, 21 Mars 2021, 09:50

Vrasja e Mond Çekiçit, policia gjen 30 gëzhoja automatiku, shoqërohen 23 persona

Vrasja e Mond Çekiçit, policia gjen 30 gëzhoja automatiku,

Detaje të reja dalin në dritë për ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Edmond Koçit.

Policia e Durrësit ka shoqëruar gjatë natës rreth 23 persona, por nuk është zbuluar asnjë e dhënë e rëndësishme.

Shoferi i automjetit që u qëllua me rreth 30 plumba ka deklaruar se nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit për shkak se kanë pasur kapuç në kokë.

Shoferi ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i tronditur kur ka parë që mjeti që drejtonte të qëllohej me armë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja automatiku.

Policia ka sekuestruar një armë automatike AK47.

Hetuesit po analizojnë edhe automjetin nëse ai rezulton i vjedhur apo të jetë sjellë nga jashtë vendit posaçërisht për këtë ngjarje.

Edmond Koçi i njohur edhe si Mond Çekiçi u ekzekutua mëngjesin e së shtunës në qytetin e Durrësit, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet i drejtuar nga shoku i tij. Ai ka qenë pjesëtar i ish-Bandës së Durrësit.

Pas krimit një makinë u gjet e djegur në zonën e Sukthit, mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit. Brenda makinës policia ka gjetur një kallashnikov i cili dyshohet të jetë përdorur gjatë krimit.