AKTUALITET, 21 Mars 2021, 11:06

Dita Botërore e Poezisë, Meta: Vrulli shpërthyes i vargjeve të Fan Nolit gjëmon, sa herë tirania bëhet e padurueshme

Dita Botërore e Poezisë, Meta: Vrulli shpërthyes i vargjeve

Presidenti Ilir Meta kujton Ditën Botërore të Poezisë me vargjet e paharrueshme të Fan Nolit “Anës Lumenjve”.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjetet sociale se vrulli shpërthyes i vargjeve të Nolit gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin.

Postimi i Metës:

“Anës lumenjve”, një nga krijimet më të arrira të Fan Nolit, është padyshim një nga poezitë më popullore dhe më të dashura për çdo shqiptar të ndershëm e patriot të çdo epoke.

Vrulli shpërthyes i vargjeve të saj gjëmon me një forcë të jashtëzakonshme sa herë tirania, dhuna, shtypja, zullumet, padrejtësitë dhe aktet antikombëtare bëhen të padurueshme dhe revoltuese për mbarë popullin, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”.

Me rastin e Ditës Botërore të Poezisë, risjell sot disa nga vargjet e kësaj poezie, të interpretuara mjeshtërisht nga artisti ynë i madh Timo Flloko. ??