AKTUALITET, 24 Prill 2020, 10:37

Polici në Kukës rezulton me koronavirus, testohen kolegët dhe të afërmit

Polici në Kukës rezulton me koronavirus, testohen kolegët dhe


Një punonjës policie i patrullës është konstatuar me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Kukës.

Punonjësi i policisë i është nënshtruar testit të koronavirusit pas shqetësimeve që ka patur, raporton Abc News.

Pas testit ai ka rezultuar pozitiv, më pas është izoluar.

Testin e ka bërë gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, e cila ka rezultuar negative.

Drejtoria e Shëndetit publik në Kukësi është duke kryer hetimin epidemiologjik të kontakteve të policit.

Gjatë ditës së sotme pritet t’u bëhen testet disa punonjësve të Policisë së Kukësit si edhe të afërmve të policit, me të cilët ai ka patur kontakte.