TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të betohen tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e nesërme në orën 10:00.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit “Rama 3”.
Qeveria e re mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes.
Kabineti i ri qeveritar mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Kreu i qeverisë prezantoi dje në Kuvend përgjatë 90 minutave prioritetet e programit të tij qeverisës.
Sipas tij, qeveria e re do t’i përmbahet programit që ka premtuar rritje të pagave të mësuesve me 40%, administratës publike me 30%.