AKTUALITET, 17 Shtator 2021, 16:03

Të shtëna me armë në Manati të Lezhës, plagoset 25-vjeçari, policia në kërkim të autorit të dyshuar (EMRAT)

Të shtëna me armë në Manati të Lezhës, plagoset

Plagosje me armë zjarri është shënuar pak minuta më parë në fshatin Manati të Lezhës.

I plagosur ka mbetur 25-vjeçari Paulo Bushi Ndoj, i cili ka marrë një plagë në këmbë.

I riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga krahu tjetër, Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të krimit Xhulio Vokrri.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/ Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.