TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jashtë selisë së Partisë Demokratike në një komunikim me gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha është treguar i prerë sa i përket përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, duke deklaruar se nuk do të ketë asnjë kthim pas. Basha u shpreh se nuk ka asgjë për t’i shtuar asaj që ka thënë një javë më parë në lidhje me kontributin e Berishës por theksoi se aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacënueshme.
“77 votat e sotme janë formalizim i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak. Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.
Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë. Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA.
Dua të jem i qartë. Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët. Nuk ka kthim pas”, tha Basha.