AKTUALITET, 6 Maj 2020, 11:15

Shkon në 832 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Shkon në 832 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri,


ISHP ka konfirmuar 12 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në vend duke e çuar në 832 numrin total të të prekurve në Shqipëri.

Është shqetësues fakti se rastete reja janë rikthyer në Fier, ku janë shënuar 3 raste, po kaq raste janë shënuar edhe në Kamzë dhe Krujë.

Në Shkodër janë konstatuar 2 raste, kurse në Tiranë, 1 rast.

Nga 832 të prekur deri më tani janë shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë  206 persona.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Statistika

Teste të kryera 9531

Raste pozitive 832

Raste të shëruara 595

Raste Aktive 206

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 98

Krujë 69

Shkodër 16

Kamëz 6

Kurbin 4

Elbasan 3

Fier 3

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1