SPORT, 3 Janar 2020, 21:12

Sulmuesi i ekipi francez humbet jetën në aksident

Sulmuesi i ekipi francez humbet jetën në aksident
Bota e futbollit është në zi. Futbollisti i skuadrës franceze të Guingampit, Nathanael Julan, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lojtari 23-vjeçar sapo ka lënë stërvitjen, është larguar nga qendra stërvitore dhe ka bërë aksident, i cili rezultoi fatal. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:20, të ditës së sotme Ishte klubi francez që njoftoi këtë lajm të hidhur dhe ka shprehur ngushëllimet familjes. Sulmuesi kishte zhvilluar tri sfida këtë sezon dhe shënoi tre gola.