SPORT, 1 Janar 2020, 14:54

Më të ndëshkuarit e dekadës, në listë edhe futbollisti shqiptar

Kemi hyrë në dekadën e tretë të këtij shekulli dhe tashmë në botën e futbollit është koha e përmbledhjeve. Po kush janë lojtarët që kanë marrë më shumë kartonë të kuq në këtë dekadë?

Vendin e parë e mban një mesfushor qendre, ndërkohë që në listë nuk mungon as shqiptari Granit Xhaka me tetë kartonë të kuq.

Çarles Kabore mban vendin e parë si futbollisti më i ndëshkuar i dekadës, teksa në 350 ndeshje ai është ndëshkuar 15 herë me kartonë të kuq.

KARTONET E KUQ

Vendin e dytë e mban ylli i Real Madrid, Sergio Ramos. 15 kartonë të kuq, por ka më shumë ndeshje se të gjithë: 435. Në listën e dhjetë më të ndëshkuarve është edhe Mario Balotelli, i renditur i katërti me 10 kartonë të kuq.

Nuk mund të mungojë Gary Medel, si dhe ish-mbrojtësi i Milan, Paleta.