AKTUALITET, 8 Qershor 2021, 23:33

Dënimi burgim të përjetshëm i Mladiç, Kurti: Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero!

Dënimi burgim të përjetshëm i Mladiç, Kurti: Serbia e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar gjithashtu për dënimin me burgim të përjetshëm të ‘Kasapit të Bosnjes, Ratko Mladiç.

Kurti kujton se Serbia e fshehu dhe portretizoi Mladiçin si një hero.

Ndërkohë kryeministri thekson se vendimi i sotëm i Hagës është një kujtesë se mohimi i krimeve nga Serbia në Kosovë duhet të marrë fund.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid.

Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të kaluara në & Kosovë duhet të marrë fund.