TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një debat i fortë ka ndodhur në emisionin "Pasdite në ABC", mes spikeres së lajmeve Blerta Tafani dhe aktivistes për të drejtat e njeriut, Xheni Karaj.
Gjatë debatit të ashpër, lidhur me familjet LGBT, Tafani i'u drejtua aktivistes me gjuhë të ashpër, duke i thënë se ajo "e degjeneron shoqërinë" dhe se "nuk bën dot familje".
Karaj u përgjigj duke thënë se këto deklarata, tregojnë "injorancën e llahtarshme" të spikeres.
Debati:
Blerta Tafani: Ju nuk bëni dot familje. Moj, a bën dot familje? Ju nuk bëni dot familje...
Xheni Karaj: Po sigurisht që bëj. Të thashë që ka familje LGBT.
Blerta Tafani: Ti lind, por dy burra nuk lindin dot. Një familje homoseksuale i jep fund shoqërisë. Pikë.
Xheni Karaj: Kjo është injorancë e madhe shumë, po më habit.
Blerta Tafani: Kjo e imja është injorancë ë?
Xheni Karaj: Është injorancë llahtarisëse. Kam qenë në shumë debate, por të jem me një grua të moshës tënde, kaq injorante...
Blerta Tafani: Ja ky është risku.
Xheni Karaj: Ti po më ofendon mua.
Blerta Tafani: Për çfarë po të ofendoj?
Xheni Karaj: Thua ju nuk jeni familje
Blerta Tafani: Ky është risku që të rrisësh një fëmijë ti. Ti e degjeneron shoqërinë! Ti s'ke pikën e edukatës, do rrisësh ti fëmijë. Ti ishalla e bën fëmijën dhe e rrit por është fatkeqësi e madhe, që ju të rrisni një fëmijë.
Xheni Karaj: Unë edukatën e kam, por nuk lejoj një njeri të më thotë mua në fytyrë, nuk je familje me partneren tënde.
Blerta Tafani: Po nuk e bën dot moj, nuk e bën dot!
Shënim: Blerta Tafani u referua tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me këto deklarata, por Komisioneri nuk i konsideroi ato si diskriminuese.